Belgjikë, mbyllen afër 30 shkolla për shkak të alarmit për bombë

Dhjetëra shkolla në Bruksel dhe në rajonin Brabant të Belgjikës janë mbyllur të hënën për shkak të një alarmi për bombë e cila u pranua të dielën vonë, njoftoi Drejtoria e Arsimit Valonia – Bruksel, transmeton Anadolu.

“Organi organizator, në respektim të rreptë të parimit të kujdesit, ka marrë vendimin për të pezulluar mësimet dhe pranimin e nxënësve të hënën në objektet e vendosura në Bruksel dhe në Walloon Brabant”, theksoi WBE, duke cituar emrat e 29 shkollave që morën kërcënimin për bombë.

“WBE është në kontakt me autoritetet kompetente, situata i nënshtrohet vlerësimit të vazhdueshëm. Disa lokacione tashmë janë kontrolluar ose janë duke u kontrolluar. Situata do të rivlerësohet gjatë ditës”, shtohet më tej.





Story i mëparshëm

MSH: 50 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën e gripit sezonal

Story i radhës

A do e njohë Serbia Kosovën? Eksperti: Do e bëj Vuçiqi dhe do fitojë zgjedhjet

Të fundit nga