Belgjikë, arrestohen 7 persona nën dyshimin për planifikim të një sulmi terrorist

May 5, 2023
1 minut lexim

Autoritetet në Belgjikë kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist, njoftoi të enjten zyra e prokurorit federal, transmeton Anadolu.

Zyra e prokurorit nëpërmjet një deklarate tha se arrestimet u bënë pas bastisjeve në qytetet Roeselare, Menen, Ostend, Wevelgem dhe Ghent në rajonin flamand.

Sipas deklaratës, të arrestuarit kishin lidhje me një grup të lidhur me organizatën terroriste DAESH. Katër prej tyre ishin çeçenë dhe tre ishin belgë, shton deklarata.

Trupi Koordinues i Belgjikës për Analizën e Kërcënimeve (OCAM) raportoi se rreziku i terrorit është në një nivel të moderuar pas zhvillimit.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Italia diskuton çështjen e migracionit të parregullt me Haftarin, liderin e forcave në lindje të Libisë

Story i radhës

E rëndë/ Dhunoi vajzën e tij të mitur, e pëson keq 47-vjeçari

Të fundit nga

ShkoLartë