Belgjika arreston 13 persona për terrorizëm

February 8, 2022
1 minut lexim

Policia në Belgjikë ka arrestuar 13 persona të martën pas bastisjeve në dhe përreth qytetit Antverp, si pjesë e një hetimi mbi aktivitetet e dyshuara terroriste.

Sipas Zyrës së Prokurorit Federal, të dyshuarit ishin pjesë e grupit të njëjtë, të cilin e përshkroi si të afërt me qarqet “salafiste”.

Afro 100 policë u përfshin në këtë operacion.

Zyra e Prokurorit nuk dha detaje mbi planet e këtij grupi, por tha se operacioni policor nuk kishte për qëllim që të ndalonte ndonjë kërcënim për sulm të menjëhershëm.

Belgjika në dekadën e fundit ka përjetuar disa sulme terroriste. Më 2016, në këtë shtet u vranë 32 persona dhe u plagosën qindra të tjerë pas sulmeve vetëvrasëse me bombë në metronë dhe aeroportin e Brukselit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Antoneta: Meshkujt po lidhen me grate e mëdha për arsye financiare!

Story i radhës

Qeveria Kurti bëhet palë me serbët e veriut të Kosovës dhe KEDS-in turk!

Të fundit nga

KF Tirana U18 në krye

KF Tirana kryeson kampionatin “Abissnet Superiore” U-18 për sezonin 2024/2025, duke përfunduar vitin 2024 në vendin e parë me 37 pikë pas 15 ndeshjesh të luajtura. Bardheblutë kanë treguar një formë të
ShkoLartë