Beleri padit Begajn në gjykatë

1 minut lexim

Pas dekretimit të zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës nga kreu i Shqipërisë, Fredi Beleri i kërkon Gjykatës Administrative të Tiranës të pezullojë dekretin e presidentit, Bajram Begaj.

Në kërkesën drejtuar togave të zeza të kësaj gjykate, Beleri argumenton se, deri në shprehjen e gjykatës pas ankimimit të vendimit, kjo e fundit duhet të pezullojë zbatimin e aktit administrative.

Sipas Belerit, dekreti i kreut të shtetit është në kundërshti me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, si dhe Kodin e Procedurave Administrative.

Më 5 korrik, Presidenti Bajram Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë, menjëherë pasi KQZ-ja vendosi heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO-së për korrupsion zgjedhor.

Story i mëparshëm

Filkov-Geer: Zbatimi i agjendës së reformave është prioritet i shtetit

Story i radhës

Mbi 10.000 pasagjerë të prekur nga anulimi i fluturimeve në Britani

Të fundit nga