Muajt e fundit është diskutuar shumë për rikthimin e Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino-s.
Pak muaj pas lindjes së vajzës së saj Luna Marì, showgirl dhe prezantuesja argjentinase vendosi t’i jepte fund lidhjes me Antonino Spinalbese dhe gjithmonë e më shumë po shihej nën shoqërinë e ish-it të saj, balerinit De Martino. Shumë herë të kapur mat nga paparacët, asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi rikthimin zyrtarisht.
Por pak minuta më parë, Belen është dorëzuar dhe ka publikuar foton e tyre të parë pas ribashkimit, duke konfirmuar zyrtarisht rikthimin.
Të dy shfaqen gati për të shkëmbyer një puthje, duke emocionuar fansat dhe duke marrë qindra komente në vetëm pak minuta.