Një nga çiftet më të diskutuara të showbizit italian kohët e fundit janë Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino. Kjo për arsyen se janë parë shpesh bashkë, duke ndezur zërat për një rikthim.
Ndërsa ata shihen shpesh shumë të afërt dhe çdo ditë e më shumë provat janë të pakundërshtueshme, asnjëri prej tyre nuk e konfirmon rikthimin.
Megjithatë, duket se nuk ka më nevojë për asnjë pohim nga ana e tyre, pasi fotot e fundit të shkrepura nga paparacët dhe të publikuara nga “Chi” i thonë të gjitha. Rodriguez udhëtoi në Courmayeur për një xhirim mode dhe De Martino iu bashkua menjëherë.
Çifti janë fotografuar në krahët e njëri-tjetrit, duke shijuar diellin me një gotë verë para. Atje, larg çdo gjëje, në një shtëpi romantike druri në zemër të maleve. Të dy bashkë, si në kohët e vjetra…