Bela: VLEN-i ka marrë petkun e të nënçmuarit, skishin guxim për të sfiduar as shuplakat e Mickovskit ndaj Gashit, kështu ndodh kur ske legjitimitet!

min lexim

Në një deklaratë të fundit në Facebook, analisti politik Valon Bela ka theksuar se VLEN ka pranuar një rol të nënçmuar dhe poshtëruar, duke mos guxuar të sfidojë VMRO-në për bisedimet e tyre me Frontin Evropian.

Sipas Belës, VLEN ka humbur legjitimitetin si përfaqësues i shqiptarëve duke u futur në lojën politike si humbës dhe duke kërkuar rregulla të reja, pavarësisht se ata vetë i kanë thyer rregullat më parë. Ai ka shtuar se gënjeshtrat dhe qasja e tyre e pasinqertë kanë bërë që ata të ngatërrohen në rrjetën e tyre të gënjeshtrave.

Bela ka vënë në dukje se VLEN nuk ka guxuar të replikojë ndaj kritikave të Mickovskit drejtuar Afrim Gashit, duke mbetur të nënçmuar edhe përpara shqiptarëve. Ai ka përfunduar duke thënë se politika është një sport i rëndë ku VLEN duket se nuk po arrin të mbajë hapin.

Statusi i plotë:

U kam thënë se VLEN po e nënçmon veten dhe tani ja edhe me fakte. Mickovski nuk u tregon këtyre të VLEN-it se çka ka biseduar me Frontin Evropian dhe këta s’po i merr gjumi. Që turpi të bëhet edhe më i madh është fakti se këta tani kërkojnë rregulla në lojën politike kur ishin vet këta nga VLEN që thyen rregullat duke u futur si humbës në tentim për ta formuar Qeverinë. U kam thënë edhe këtë, kur gënjen shumë fillon të ngatërrohesh me gënjeshtrat e tua.
Ju të VLEN-it e keni shumë zgjidhjen. Mjafton t’u thoni VMRO-së se nuk guxon të negociojnë me Frontin Evropian sepse vetëm VLEN është fitues legjitim dhe përfaqësues i shqiptarëve. Fakti që s’mundet VLEN t’u thot atyre të VMRO-së është dëshmi se VLEN ka pranuar rolin e të nënçmuarit dhe poshtëruarit me ofertën ‘daj shto dash”. Madje as shuplakat që Mickovski i drejtoi Afrim Gashit, VLEN s’kishte guxim t’i replikon prandaj VLEN mbetet i nënçmuar edhe përpara shqiptarëve. BDI nuk ka çfarë t’i tregon VLEN-it se çfarë është biseduar sepse ata nuk i japin llogari VLEN-it mu sikur VLEN-i u ul në prehër të Mickovskit të VMRO-së pa dhënë llogari për humbjen e 8 majit. VLEN duhet të kërkon llogari nga VMRO nëse ka partneritet të sinqertë siç kishte deklaruar (gënjyer) më herët.
Politika është sport i rëndë…/indeks.mk.

Story i mëparshëm

Ilir Meta takohet me liderin e opozitës turke, Ozgur Ozel: Fitore mbresëlënëse në zgjedhjet vendore

Story i radhës

Ambasada amerikane: Deklarata “gjithëserbe”, sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

Të fundit nga