Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka përgënjeshtruar deklarimet se shteti ka kërkuar ndihmë për grurë dhe misër nga Serbia, ashtu siç u raportua në media, njofton gazeta.mk
Bekteshi tha se as Qeveria, Ministria e Bujqësisë, dhe Ekonomisë nuk ka kërkuar blerjen e tonelata produkteve bujqësore nga Serbia.
Ai tha se shteti ka rezerva të mjaftueshme dhe shteti nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Ai tha se nëse Serbia këtë e ofron si ndihmë Maqedonia kuptohet se nuk do ta kthej.
“Si shtet, Qeveria, ministria e Bujqësisë, po as e Ekonomisë nuk ka kërkuar blerjen e tonelatave misër e grurë nga shteti jonë fqinjë Serbia”, tha Bekteshi./gazeta.mk/