6
Shkup, 12 nëntor – Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se nuk do të ketë ulje të energjisë elektrike, që sipas tij, duke pasur parasysh kërkesat e kompanive energjetike, mund të ketë rritje, përcjell TV21. Bekteshi ne Daily Click tha se, qeveria, nga 1 korriku ka rritur çmimin e e energjisë elektrike për kompanitë e vogla.
“Ulje të faturave nuk do të ketë sigurt. Marrë parasysh kërkesat e kompanive energjetike, përfshirë Elektranat e Maqedonisë, MEPS-n pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike edhe për amvisëritë edhe për e vogla dhe të mesme. Për fat të keq, nga 1 korriku, kjo qeveri ka marrë vendim që të rrisë për 65 për qind çmimin e energjisë elektrike për kompanitë e vogla. Me siguri ulje nuk do të ketë por nëse nuk ka subvencionim nga ana e Qeverisë, mund të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë elektrike edhe për amvisëritë”, tha Bekteshi.
BURIMI: zhurnal.mk