Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka vendosur si prioritet të lartë zhvillimin e ekonomisë. Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, i bazuar në njohuri, inovacion, ndërkombëtarizim janë kyçe. Fokusi i politikave është mbështetja e konkurrencës së kompanive maqedonase, zhvillimi i të cilave duhet të bazohet në diversifikimin e prodhimit drejt produkteve me vlerë më të lartë të shtuar, investime në zhvillim teknologjik, inovacion dhe ndërkombëtarizim, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në SUBEX, evenimenti afarist – Suppliers Balkan Expo, i cili organizohet nga Shoqata e Biznesit Maqedono-Gjerman.
Ministri theksoi se përkundër krizës botërore, Maqedonia e Veriut po përpiqet të mos shkurtojë masat për mbështetjen e bizneseve, në radhë të parë ato që janë të orientuara drejt eksportit, por edhe masat për tërheqjen e investimeve të huaja.
“Maqedonia e Veriut po bën përpjekje të mëdha me institucionet për të ofruar kushte më të mira të punës në tregun maqedonas. Gjëja më e rëndësishme është që kompanitë që vendosin të investojnë në Maqedoninë e Veriut të kenë një klimë të parashikueshme biznesi. Me qëllim të mbështetjes së mëtejshme të zhvillimit të industrisë, diversifikimit të prodhimit dhe rritjes së eksporteve, Qeveria ofron një numër më të madh masash, siç janë masat nga Ligji për mbështetjen financiare të investimeve, masat përmes programeve të Ministrisë së Ekonomisë për të mbështetur industritë prodhuese dhe SVM-të, masat nga fondi i inovacionit etj. Aktivitetet e radhës në të cilat është përfshirë ministria, të cilat duhet të kenë një ndikim pozitiv në mbështetjen dhe inkurajimin e mëtejshëm të kompanive në rritjen dhe zhvillimin e tyre, janë specializimi intelegjent, fokusi i të cilit është bashkëpunimi midis shkencës dhe biznesit në mbështetje të kërkimit, zhvillimit dhe inovacionit, nevojave të biznesit dhe strategjisë së eksportit si kornizë strategjike për mbështetjen e kompanive në gatishmërinë për eksport dhe promovimin e eksporteve”, tha ministri Bekteshi.
Ministri theksoi se nga pikëpamja e industrisë, ajo po përballet me sfida serioze të shkaktuara nga ndryshimet ekonomike, shëndetësore dhe energjetike dhe paqëndrueshmëritë në tregun botëror. Por kjo do të thotë gjithashtu një mundësi e re për të tërhequr investitorë në vendin tonë dhe për t’u bashkuar me zinxhirë të rinj furnizues.
“Industria jonë prodhuese merr pjesë me 14% në BPV, 19% në punësim dhe 11% në numrin e kompanive aktive. Industria përpunuese merr pjesë me 94% në totalin e eksporteve. Në periudhën e kaluar, ekonomia maqedonase ka shënuar rritje të konsiderueshme të eksporteve përkundër krizës Covid-19 në vitin 2020, si dhe krizës me konfliktin ushtarak në Ukrainë në vitin 2022, e cila pati efekte negative në eksporte. Konkretisht, në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2021, eksporti i mallrave shënoi rritje mesatare prej 10%, ndërsa eksporti i shërbimeve gjithashtu u rrit me një normë mesatare prej 10%. Në të njëjtën kohë, pesha relative e eksportit të mallrave dhe shërbimeve si përqindje e produktit të brendshëm bruto (PBB) shënoi një rritje nga 47.1% në vitin 2011 në më shumë se 61% në 2021, që paraqet një trend pozitiv të dukshëm. Rreth 50% e totalit të eksporteve vijnë nga kompanitë e TIRZ-it, ndërsa për ilustrim, produktet e eksportit dominues të kompanive vendase janë prodhimet e industrisë tekstile, veshjeve, bujqësisë parësore dhe industrisë ushqimore, xeheve dhe metaleve bazë”, tha ministri.
Bekteşi tha se falë procesit të edukimit të dyfishtë të zbatuar me mbështetjen e biznesit, kompanitë marrin personelin e kualifikuar që u nevojitet.
“Strategjia e re për specializim inteligjent, e cila do të jetë e para e këtij lloji në Maqedoninë e Veriut, është në fazën përfundimtare. Kemi identifikuar sektorët kryesorë që do të përfshihen në strategji dhe ata sektorë do të mbështeten”, tha ministri.