Bekteshi: Ndalohet eksporti i grurit, miellit, peletit, dhe drunjëve për ngrohje deri në fund të vitit

July 20, 2022
min lexim

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme solli dy vendime për të kufizuar eksportin e produkteve të caktuara për të shmangur veprimet spekulative të tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendorë, tregun vendas dhe qytetarët.
Me qëllim të parandalimit të shqetësimeve serioze të tregut vendorë, të cilat mund të ndodhin me eksportin e grurit dhe miellit nga vendi, Qeveria mori vendim që të kufizojë eksportin e grurit, miellit dhe thekërit deri në fund të vitit, pra deri më 31.12.2022.
Në kushtet e krizës ekonomike të shkaktuar nga zhvillimet e luftës në Ukrainë dhe ndërprerjet në tregun botëror të grurit, ku paraqitet mungesë e grurit, është e nevojshme të parandalohen ndërprerjet e mundshme shtesë në tregun e vendit për këto produkte ushqimore bazë të nevojshme për ushqimin të popullatës.
Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e sotme të Qeverisë është marrë vendim që të kufizohet eksporti i drunjëve për ngrohje dhe peletit deri në fund të vitit, gjegjësisht deri më 31.12.2022.
Ky Vendim për kufizimin e përkohshëm të eksportit të drunjëve për ngrohje, drurit të papërpunuar dhe peletit është miratuar me qëllim të parandalimit dhe shmangies së pasojave të shkaktuara nga kërkesa e shtuar e popullatës për dru për ngrohje të shkaktuar nga kriza energjetike në tregun botëror.
Vendim për ndalimin e përkohshëm të eksportit të disa asortimenteve të drurit kanë sjellë edhe qeveritë e Serbisë, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi.
Po ashtu, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe në konsultim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria solli vendim për heqjen e taksës së importit – normës doganore për importin e vajit të lulediellit për shkak të nevojës për të ruajtur ofertën e tregut të brendshëm nga rritja e çmimeve.
Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 31.12.2022. Ky vendim u zbatua deri më 31 maj 2022. Përkatësisht, norma e rregullt doganore e vajit të lulediellit ushqimor është maksimumi 29%, kështu që me këtë masë mundësohet importi nga vendet tjera për të cilat nuk ka trajtim preferencial në tregti ose i nënshtrohen një kuote të vogël pa doganë brenda kornizës të marrëveshjeve të tregtisë së lirë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Besimi:Ndërtojmë të ardhme më të mirë, në kushte të krizave të njëpasnjëshme

Story i radhës

Zelensky i thotë Bolsonaros të Brazilit: “Nuk mund të jesh diku në mes” në luftën Rusi-Ukrainë

Të fundit nga

Despotovski: Nuk jam arrestuar!

Ish-drejtori i TIRZ-it, Jovan Despotovski, ka përgënjeshtruar raportimet se është arrestuar pasditen e sotme. “Sa i përket informacioneve që dolën në opinion për paraburgimin e supozuar, dua ta informoj opinionin se të
ShkoLartë