Bekteshi: Ndalimi i eksportit të disa drithërave dhe vajit të lulediellit vazhdohet deri më 15 maj 2022

April 12, 2022
1 minut lexim

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria në seancën e sotme vendosi që të vazhdohet masa e ndalimit të eksportit të disa llojeve të drithërave dhe vajit të lulediellit edhe për 30 ditët e ardhshme pra deri më 15 maj 2022, njoftoi në rrjetin social Facebook, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në perputhje me këtë Vendim, në 30 ditët e ardhshme (deri më 15 maj 2022) do të ketë ndalesë për eksportin e: grurit, elbit, misrit, miellit nga gruri, farat e lulediellit – përfshirë ato të thyera apo të grimcuara, vajrat e farave të lulediellit, farat e shafranit apo panjeve dhe fraksionet e tyre, nëse janë apo jo të rafinuara por të pa modifikuara kimikisht, të lulediellit.

Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka miratuar Vendim për heqjen e tarifës së importit – normës doganore për importin e vajit të lulediellit për gatim deri më 31 maj 2022.

“Nevoja për të vazhduar ndalimin e eksportit edhe për 30 ditët e ardhshme pas 15 prill 2022 deri më 15 maj 2022, si dhe heqjen e tarifës doganore për importin e vajit të lulediellit për gatim deri më 31 maj 2022 është ruajtja e situatës aktuale në tregun vendas nga mundësia e shqetësimeve serioze për shkak të mungesës së mallrave të nevojshme për prodhim, përpunim dhe për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, deri në korrjen e re, si dhe një nxitje shtesë për të ruajtur ofertën në tregun e brendshëm nga rritja e çmimeve” shkruan ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendor dhe mbrojtja e qytetarëve në kohë krize për të shmangur spekulimet, veprimet e tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun vendor dhe qytetarët.

Prioriteti i Qeverisë tonë është mbrojtja e standardit të qytetarëve dhe ruajtja e stabilitetit ekonomik.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Lëvizja ultra-nacional- shoveniste populiste serbe, “Dveri”, me akuza të rënda ndaj Vuҫiqit

Story i radhës

Ja kush e zëvendëson Muhamed Zeqirin në Qeveri!

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë