Bekteshi: Maqedonia e Veriut do të furnizohet me gaz nga më shumë burime, nënshkruhet Marrëveshja për ndërlidhjen e gazit Qystendil – Zhidilovë

October 31, 2022
min lexim

Maqedonia e Veriut do të mund të furnizohet me gaz nga më shumë burime nëpërmjet Bullgarisë. Kjo është bërë e mundur sot pas nënshkrimit të Marrëveshjes për kyçje ndërsistemore për furnizimin dhe shpërndarjen e gazit në pikën ndërlidhëse Qystendil-Zhidilovë ndërmjet SHA GA-MA dhe Buglartransgaz EAD.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka një rëndësi të madhe sepse hap mundësinë e rritjes së kapacitetit aktual të gazsjellësit me Bullgarinë, si dhe lirimin e kapaciteteve shtesë për përdorim nga furnizues të shumtë dhe diversifikimin e burimeve tona të furnizimit, si dhe duke përdorur të gjitha burimet që janë aktualisht të pranishme në tregun e gazit natyror në Republikën e Bullgarisë”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në nënshkrimin e marrëveshjes në Sofje.

Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i SHA GA-MA Shkup, Aleksandar Arsiq dhe drejtori ekzekutiv i Bulgartransgaz, Vladimir Malinov.

Në nënshkrimin e Marrëveshjes ishte i pranishëm edhe drejtori ekzekutiv i Resurseve Energjetike Nacionale, SHA Shkup, Bajram Rexhepi.

Marrëveshja e ndërlidhjes ndërmjet SHA GA-MA dhe Bulgartransgaz përcakton kushtet në detaje, procedurat operative dhe dispozitat në lidhje me dërgimin e gazit natyror në pikën e interkonjeksionit në kufirin maqedonas-bullgar në pikën ndërlidhëse Qystendil-Zhidilovë, në mënyrë që të lehtësohet ndërveprueshmëria efikase e rrjetit të transmisionit të ndërlidhur.

Veçanërisht, Marrëveshja rregullon rritjen e presionit në stacionin e kompresorit. Kapaciteti teknik në pikën e dorëzimit do të jetë 3,044,000 metra kub, që do të thotë se kapaciteti teknik do të rritet për 500.000 metër kub me mundësinë e lirimit të kapaciteteve aktuale të papërdorura shtesë.

Gjithashtu, kjo Marrëveshje ndryshon edhe metodologjinë për llogaritjen e sasisë së gazit dhe metodën e përcaktimit të cilësisë së gazit dhe analizën e tij dhe inspektimin e rregullt, domethënë, matja e energjisë do të konvertohet në kilovat orë [kWh] në vend të metër kub në një temperaturë referimi prej 20℃ [nm3].

Gama e përbërjes së lejuar të gazit po rritet, gjë që mundëson importin e gazit nga burime të ndryshme. Vlerat minimale/maksimale të lejuara të përbërjes së gazit janë të barabarta me ato të fqinjëve Greqi dhe Bullgari, ku mund të futet edhe gaz nga burime të tjera.

Koha e fillimit të ditës së gazit është përcaktuar të jetë ora 06:00pm, në vend të ores 08:00pm siç ka qenë deri më tani, kjo me qëllim që të përshtatemi me normat e Bashkimit Evropian.

Marrëveshje do të zbatohet nga 01.01.2023. Periudha deri në fillimin e zbatimit të Marrëveshjes do të përdoret si një periudhë testimi ndërmjet dy Operatorëve, gjatë së cilës do të duhet të përpunohen praktikisht të gjitha procedurat e punës. Ndërkohë, duhet të nënshkruhen kontrata të reja me furnitorët dhe përdoruesit dhe të miratohen rregulla të reja pune.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Drejtorëve” të Besës u pengojnë gazetarët, sulmohet gazetari i “Tetovasot”!!

Story i radhës

Lufta për poste partiake

Të fundit nga

Në Manastir lindin trenjakë

17 Manastir, 6 janar – Me shumë guxim dhe dashuri, nëna solli në jetë tre engjëj të vegjël, në një ditë që simbolizon dashurinë, familjen dhe bashkimin. Ajo është me shëndet të

Gjesti ia uron fitoren Drilonit: E meriton

Gjesti është banori që u eliminua nga nominimi kokë më kokë me Drilonin. Duke u përshëndetur me të gjithë, Gjesti dha një urim vetëm për një person, dhe ishte pikërisht Driloni. “Ia
ShkoLartë