Bekteshi: Komuna e Haraçinës vazhdimisht është diskriminuar

min lexim

“Komuna e Haraçinës do të jetë një nga komunat që do të jetë shembull pozitiv edhe për komunat tjera, që çështjet vërtet elementare siç është furnizimi me energji elektrike, por edhe obligimet që kemi si qytetarë, do të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, duke mos diskriminuar askënd”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në një deklaratë për TV21, ai tha se njëkohësisht është obligim i institucioneve, duke filluar nga pushteti vendor e deri tek ai qendror, të krijojnë kushte elementare për të gjithë banorët dhe të kërkojnë që banorët të përmbushin detyrimet e tyre.

“Për komunën e Haraçinës flitet me vite, është turp që në shekullin e 21-të po flasim për mjete të ndara nga Qeveria, për një komunë e cila vazhdimisht është e diskriminuar. Nuk do të ndalemi këtu, do të ndajmë mjete shtesë për komunën e Haraçinës, për ndërtimin e kanalizimit, ujësjellësit etj”, tha Bekteshi.

Ai theksoi se në komunën e Haraçinës me humbje prej 80 përqind të energjisë elektrike sipas të dhënave të EVN-së, dëmi i bërë është nga 5 deri në 6 milionë euro, që është rreth 10 për qind nga dëmi i përgjithshëm.

“Humbjet e energjisë elektrike për momentin në nivel shtetëror janë afër 100 milionë euro me çmime aktuale, ndërsa në komunën e Haraçinës me 80 për qind humbje të energjisë elektrike sipas të dhënave të EVN-së, dëmi i bërë është nga 5 deri në 6 milionë euro, që është 10 më shumë se dëmi total”, tha Bekteshi.

Ai theksoi se me ndryshimin e modelit të faturimit të energjisë elektrike ose duke vendosur bllok tarifat, qytetarët duhet t’i shohin njehsorët e tyre në momentin që i marrin faturat e energjisë elektrike, nëse nuk korrespondojnë me sasinë e konsumuar të energjisë elektrike, menjëherë mund të paraqesin ankesë në EVN dhe pranë Komisionit Rregullativ për Energji të cilët janë kompetent.

Ministri tha se rajoni dhe të gjitha vendet e botës e presin një dimër të vështirë, por institucionet kompetente në vend po bëjnë përgatitjet e nevojshme për të përballuar sa më lehtë këtë krizë.

Për masat e paralajmëruara që do të fillojnë të zbatohen nga 1 shtatori, Bekteshi tha se ulja e konsumit me 15 për qind ndihmon në përballimin e krizës energjetike. Institucionet qendrore kanë obligim të kursejnë dhe çdo drejtues institucioni do të përgjigjet çdo muaj para Qeverisë për kursimet e muajit paraardhës.

Story i mëparshëm

Takim Besimi – Holstein – Reme – banka KfW vazhdon me përkrahjen e vazhdueshme të RMV-së

Story i radhës

E papritur, Frenkie De Jong niset drejt Anglisë

Të fundit nga