Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi ishte pjesë e delegacionit qeveritarë në Athinë. Përmes një postimi në fejsbuk Bekteshi njpfton se gjatë sezonit të ngrohjes do të kemi furnizim të pandërprerë me linjit, mazut dhe qymyr nga Greqia.
Në bashkëpunim me fqinjët tanë, po punohet për prokurimin e energjisë dhe lëndëve të para për të rritur prodhimin vendor të energjisë elektrike në pritje të një prej dimrave më të vështirë.
Në takimin e sotëm me kryeministrin Kovaçevski, kryeministrin grek Micotakis dhe ekipet tona të energjetikës nga të dyja vendet, u dakordësuam që përshpejtimi i zbatimit të projekteve strategjike energjetike tashmë të filluara ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si dhe ndërtimi i projekteve të reja energjetike nga Investitorët e interesuar grekë në vendin tonë janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për të arritur një pavarësi më të madhe energjetike të vendit tonë.
Po punojmë për zgjidhje në këtë krizë energjetike për të ndihmuar amvisërit dhe kompanitë që të kalojnë dimrin me sa më pak pasoja të mundshme.
Të fundit nga
Ministria e Punëve të Brendshme më 1 maj ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës
Skandaloze e quajti Bujar Osmani deklaratën që së fundmi e dha Gordana Siljanovska Davkova në Kumanovë,
Kryetarja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se raporti i Departamentit Amerikan të
Apple thotë se po punon për të rregulluar shpejt një problem që shkaktoi që disa alarme
Valbon Limani nga koalicioni vlet sot në konferencë për shtyp shfaqi vendimin e Gjykatës Administrative ku