Bekteshi: Furnzimi me gaz nuk është ndërprerë, vazhdimisht po e ndjekim situatën

April 27, 2022
min lexim

Furnizimi me gaz nuk është ndërprerë.Ne kemi furnizim të vazhdueshëm me gaz nga Gazprom nëpërmjet tubacionit për në Bullgari, pavarësisht se Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz për Bullgarinë.

Të gjitha obligimet nga ana jonë janë shlyer, por situata është komplekse dhe nuk dihet se çfarë vendimi mund të merret në ditët në vijim, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme ku informoi për sigurinë e furnizimit me gaz të Maqedonisë së Veriut pasi Rusia ndërpreu furnizimet për Bullgarinë.

Ministri Bekteshi potencoi se Maqedonia e Veriut ka alternativa nëse furnizimi me gaz nga Gazprom ndërpritet, objektet industriale mund të përdorin mazut.

Bekteshi shtoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë aktive tri sisteme për shpërndarjen e gazit natyror:

– Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike-Industriale (ZZHTI Shkup) me gjithsej 12 konsumatorë,
– NP Strumicë me gjithsej 315 konsumatorë dhe
– NP “Kumanovo gas” me gjithsej 100 konsumatorë.

“Konsumi më i madh i gazit natyror është gjatë muajve të dimrit, duke marrë parasysh se gazi natyror më së shumti shfrytëzohet për prodhimin e energjisë termike. Ndikimin më të madh në profilin e konsumit të gazit natyror ka impianti bashkëgjenerimit në pronësi të TE-TO SHA Shkup. Gjatë periudhës së dimrit konsumi i gazit natyror arrin deri në 45 milionë Nm3, në muaj si rezultat i përfshirjes edhe të ngrohtoreve, ndërsa në periudhën nga korriku deri në shtator i njëjti arrin deri 6 milionë Nm3 në muaj, gjë që ka të bëjë me punën e ТЕ-ТО SHА Shkup, gjatë këtyre muajve. Më shumë se 60 konsumatorë dhe impiante industriale, komerciale dhe publike për prodhimin e energjisë elektrike dhe asaj termike janë të lidhura drejtpërdrejt me rrjetin e transmetimit për gaz natyror”.

Mes tjerash, ministri Bekteshi gjithashtu bëri të ditur se gjatë vitit 2021 me sistemin për transmetimin e gazit natyror të menaxhuar nga SHA GAMA Shkup, janë transmetuar 425 milionë nm3.

“Gjatë vitit 2021, me sistemin për transmetimin e gazit natyror të menaxhuar nga SHA GAMA Shkup, janë transmetuar 425 milionë nm3, me çka ka vazhduar trendi i rritjes së sasisë së gazit natyror në sistemin e transmetimit, para së gjithash për shkak të punës së impianteve bashkëgjeneruese dhe ngrohtoreve të gazit natyror (80%). Kjo është sasia më e madhe deri tani e gazit natyror në sistemin e transmetimit nga fillimi i punës së tij dhe paraqet rritje për 26% në raport me sasitë e transmetuara të gazit natyror në vitin 2020, respektivisht arrin mbi 53 % të kapacitetit të përgjithshëm të sistemit për transmetimin e gazit natyror. Duke marrë parasysh të dhënat e prezantuara, konsumatorët industrialë Sektori i Koordinimit të aktiviteteve të ministrit të lidhur në rrjetin e ZZHTI Shkup kanë mundësinë të shfrytëzojnë karburant alternativ (mazut) dhe në rast nevoje për intervenim të njëjtat mund të fillojnë të punojnë me mazut në afat prej 3 ditëve”, deklaroi Bekteshi.

Gjithashtu ministri Bekteshi informoi se është në rrjedhë një projekt për interkonektim të gazit me Greqinë që mund të bëhet operativ në fund të vitit 2024 me të cilin pritet të krijohen kushte për
diversifikim në furnizimin me gaz natyror.

“Në përgjithësi pjesa e importit të derivateve të naftës me prejardhje nga Rusia është përafërsisht 8%, e me këtë edhe pjesa e furnizimit me derivate të naftës në tregun e derivateve të naftës që është i liberalizuar tërësisht”, theksoi ministri Bekteshi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​FIQ mban trajnime për transformimin digjital me organizatat joqeveritare

Story i radhës

Arifi: Lapidari i UÇK-së në Sllupçan përurohet më 2 maj

Të fundit nga

ShkoLartë