Bekteshi: Fillon procesi i tranzicionit energjetik në REK Osllomej dhe në gjithë rajonin e Kërçovës

April 6, 2022
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi së bashku me kryeministrin Kovaçevski, kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, zv/kryeministrin Grubi dhe kryetarin e Komunës së Kërçovë, Fatmir Dehari, shënuan përfundimin e ndërtimit të termocentralit fotovoltaik “Oslomej” ku do të vijojë një periudhë testimi i pajisjeve të instaluara plotësisht të termocentralit fotovoltaik në REK Oslomej.
“Ky është tranzicioni i parë energjetik i elektrocentralit me thëngjill në energji të pastër në rajon dhe ky kapacitet nga ndotës tani prodhon energji të pastër. Nga ky central fotovoltaik gjatë krizës energjetike është siguruar energji nga prodhimtaria vendore për 2.800 amvisëri në Kërçovë e rajon, respektivisht prodhimtaria e përgjithshme vjetore do të arrijë nga 15 deri 17 gigavat orë energji elektrike”, deklaroi ministri Bekteshi.
Ndër të tjera ministri Bekteshi potencoi se si Qeveri janë të përkushtuar në zhvillimin e politikave që do të kontribuojnë në tranzicionin energjetik.
“Jemi të përkushtuar plotësisht në zhvillimin e politikave që do të kontribuojnë në tranzicionin energjetik, përmes investimeve të reja në burimet e ripërtërishme të energjisë dhe nxitjen e efikasitetit energjetik.Vetëm përmes tranzicionit energjetik mund ta nxisim mbrojtjen e mjedisit jetësor”, shtoi Bekteshi.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjitashtu bëri të ditur se pas dhjetë vitesh do të kalojmë tërësisht në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme, gjegjësisht do të ndërpritet prodhimi i thëngjillit.
“Siç thuhet edhe në Strategjinë e zhvillimit të energjisë të miratuar nga Qeveria në vitin 2019, ajo gjithashtu i mundëson vendit fleksibilitet për t’iu përgjigjur politikave të duhura të menaxhimit në BE, që çon drejtë ekonomisë konkurruese dhe neutrale ndaj klimës deri në vitin 2040”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

https://www.facebook.com/MinisterKreshnikBekteshi/posts/525941968897944

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kaq qytetarë u vaksinuan kundër Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Story i radhës

U mbajt ceremonia e nënshkrimit të bursave me 24 bursistët “Shpresa Olimpike 2022”

Të fundit nga

ShkoLartë