Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot tha se nga fillimi i krizës me çmime në baza ditore, së bashku me Drejtorinë doganore, Inspektoratin shtetëror të tregut dhe institucionet tjera kompetente, sektori për tregti në Ministrinë e Ekonomisë i ndjek çmimet dhe situatën, deklaroi sonte.
Bekteshi, duke folur në emisionin “Analiza 24”, u shpreh se sot zyrtarisht i ka marrë të gjitha të dhënat nga Drejtoria doganore, Inspektorati shtetëror i tregut dhe nesër do të mbajë takim koordinues.
“Do t’i shqyrtojmë të gjitha të dhënat. Të enjten do të kemi takime me Odat Ekonomike dhe sektoriale me tregtarët me shumicë dhe pakicë dhe me prodhuesit e produkteve bazë ushqimore dhe në fund të javës do të vendosim sipas të gjitha të dhënave”, deklaroi Bekteshi.
Ai nënvizoi se ka manipulime nga tregtarë të caktuar dhe ata vetë nuk i kthejnë çmimet në pajtim me marzhin normal të fitimi atëherë, theksoi ai, shteti do të intervenojë që ata të mos jenë në kurriz të qytetarëve.
Bekteshi shtoi se shteti ka vetëm për produktet vendore, për të cilat ndiqen edhe çmimet hyrëse të lëndëve të para dhe çmimet e prodhimit, ndërsa për prodhimet importuese nuk mund të ndikohen, përveç në pjesën e të dhënave, ku shteti tërësisht hoqi dorë nga ato kontribute.
“Presim të miratohet ribalansi i buxhetit, ku janë paraparë mjete për krijimin e masave të reja, me qëllim që ta lehtësojmë presioni dhe t’u ndihmojmë qytetarëve, veçanërisht atyre kategorive të cilat kanë më shumë nevojë”, deklaroi Bekteshi.
Nga 31 maji, Bekteshi tha se në pjesën e kufizimit të çmimeve dhe marzheve nuk ka asnjë masë, pasi bashkë me Dhomat e Tregtisë është vendosur që t’i lihet tregut që t’i përcaktojë lirshëm.
“Por nëse bashkohen tregtarë dhe prodhues të caktuar për funksionimin dhe rregullimin e çmimeve në treg, ne sigurisht do t’i sjellim ato masa, të cilat nuk janë shumë të njohura, në pjesën e kufizimit të çmimeve dhe marzheve”, përfundoi Bekteshi.