Po punohet për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike për nevojat e ekonomisë. Në periudhën e kaluar kemi qenë në negociata të drejtpërdrejta me Serbinë dhe Shqipërinë në kuadër të Ballkanit të Hapur, po ashtu në periudhln e kaluar një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Kovaçevki ka qenë në Sofje dhe Athinë, me të cilët tashmë kemi marrëveshje për sigurimin e lëndëve të para për rritjen e prodhimit vendor, si dhe sasi shtesë të energjisë elektrike, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pas takimit të sotëm të punës me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të 10 kompanive më të mëdha të konsumit të energjisë në vend.
Në takimin e punës, siç informuan ministri Bekteshi dhe kryetari i Odës Ekonomike Azeski, janë dakorduar që kompanitë t’i paraqesin Qeverisë propozime konkrete, të cilat do të inkorporohen në pakon e re të masave, pako e cila përgatitet për mbështetjen e amvisërive dhe ekonomisë dhe do të shpallen në fund të muajit.
“Punojmë që kompanive t’u ofrojmë sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike, dhe me negociatat që po i bëjmë intensivisht, po bëjmë të gjitha përpjekjet që çmimi i energjisë elektrike të jetë më i arsyeshëm se ai në bursat botërore”, tha Bekteshi.
Ministri theksoi se qasja rajonale që po punojmë aktualisht me vendet fqinje është mënyra më e mirë për t’u përballur me një nga dimrat më të vështirë që na pret jo vetëm vendin tonë, por gjithë Evropën.
“EMV do të mbulojë plotësisht nevojat e energjisë elektrike për amvisërit dhe kompanive mikro dhe të vogla që janë në tregun e rregulluar, dhe ne përpiqemi duke siguruar sasi shtesë të energjisë elektrike për të përmbushur kompanitë e mëdha që janë në tregun e hapur ose rreth 1.500 kompani që kanë një rëndësi të madhe për ekonominë”, tha ministri Bekteshi dhe falënderoi Azeskin për kontributin e vazhdueshëm të Odës Ekonomike në bisedimet dhe gjetjen e përbashkët të zgjidhjeve për përballimin e krizës energjetike.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut Branko Azeski theksoi se bashkëpunimi me Qeverinë në muajt e fundit është në nivelin më të lartë dhe thelbi është të ndihmohet aty ku është më e nevojshme.
“Në periudhën e kaluar kemi pasur një shkëmbim shumë të mirë të mendimeve në të cilin jemi duke bërë përgatitjet për konceptimin e pakos së masave për mbështetje të biznesit që pritet të shpallet më 28 shtator”, tha Azeski.
Të fundit nga
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk i frikësohet në asnjë
Belind Këlliçi ka zbardhur detaje nga takimi që ia ka pasur me Donald Trump në SHBA.
Mevlan Adili është kthyer në fillet e tija. Në një intervistë për “Pastel” në TV21 ka
Kristian Shpendi po spikat këtë sezon në Seria B ku ka shënuar tetë gola si asnjë
Ana me shaka ka ftuar Xuxin në shtratin e saj duke i thënë se nëse futet