Bekim Sali: Taravarit s’mund t’ia falim takimet me Ahmetin!

May 7, 2025
1 minut lexim

Deputeti Bekim Sali në emisionin “Dialog te LAJMI” që transmetohet sonte ora 19:00, ka dhënë detaje për takimin e mbrëmshëm të liderëve të VLEN-it me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Sipas tij, palët në mënyrë unanime janë dakorduar për largimin e ASH-së nga Qeveria për shkak të komunikimit me BDI-në për bashkëpunim në zgjedhjet lokale.

Sali tha se për VLEN-in është e pafalshme që njëri nga partnerët të takohet me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin.

“Në takimin e mbrëmshëm janë diskutuar të gjitha qëndrimet e VLEN-it dhe VMRO-së, si partner qeveritar dhe natyrisht edhe tema e mbajtjes ose jo e ASH-së në Qeveri ka qenë një prej pikave më të nxehta të diskutimit dhe debatit që është zhvilluar mbrëmë dhe këtu unanimisht kanë ardhur në një përfundim se njërën këmbë në BDI dhe tjetra në Qeveri nuk është e kapshme për asnjërën palë në Qeverinë aktuale. Natyrisht, këto manovra politike që z.Taravari i ka bërë në periudhën e kaluar, ne jemi në rrjedha dhe kemi informacione të verifikuara edhe nga z.Taravari dhe kohës së fundit edhe nga ana e z.Ahmeti dhe z.Sela, të cilët kanë konfirmuar për tre takime që janë mbajtur dhe kjo është e pakapshme dhe e pafalshme për një partner të qeverisë”, tha mes tjerash, Bekim Sali në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte ora 19:00, në të gjitha platformat online të gazetës LAJM.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Aida Doçi pak ditë para se të bëhet nënë: Paskam harru me ju tregu a është çikë a djalë

Story i radhës

Durmishi: Nuk ka rritje të inflacionit, masat e Ministrisë dhanë efekt

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë