Bekim Sali shkarkoi drejtorin organizativ të Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve

November 2, 2022
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka shkarkuar sot nga detyra drejtorin organizativ të Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, Alajdin Memedi, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori organizativ i kësaj Klinike shkarkohet nga detyra para skadimit të kohës për të cilën është emëruar, për shkak të parregullsive të konstatuara në raportin e kontrollit të kryer të funksionimit të kësaj Klinike. Kontrolli është kryer nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më herët se pas kërkesës së ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, sot janë dorëzuar dorëheqjet e dy drejtorëve të klinikave universitare. Bëhet fjalë për drejtorin e Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, Aspazija Sofianova dhe drejtori i Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Nikolla Vasev.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bie çmimi i grurit

Story i radhës

Trepça ’89 barazon me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”

Të fundit nga

Isak kërkohet nga klubi i madh

Klubi italian, Inter raportohet se e dëshiron qendërmbrojtësin e Atalantës, Isak Hien. Kampionët në fuqi të Italisë, besojnë se Hien është lojtar ideal për ta zëvendësuar Francesco Acerbin, i cili po përballet
ShkoLartë