Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka deklaruar se rastet individuale të korrupsionit dhe të keqpërdorimit të detyrës zyrtare do të minimizohen dhe eliminohen me përmirësimin sistematik të sistemit shendetësor. Sali deklaroi se rastet e mëparshme të keqpërdorimeve janë dënuar dhe do të sanksionohen edhe në të ardhmen.
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali
“Këto lloj fenomenesh edhe në të kaluarën kanë ndodhur dhe janë sanksionuar, edhe në të ardhmen nëse ndodhin do të sanksionohen. Rastin konkret e hulumtojmë, në aspektin financiar të institucioneve publike shëndetësore, përgjegjës është fondi për sigurim shëndetësor për arsye se, ata janë finacuesit e këtyre institucioneve, por natyrisht Ministria e Shëndetësisë është mbikqyrës i të gjitha institucioneve”
/SHENJA/