Bekim Sali përkujton Komandant Harun Aliun: Emri i tij do të jetojë përherë në historinë e qëndresës sonë kombëtare

May 12, 2025
1 minut lexim

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali ka përkujtuar 15 vjetorin e vdekjes së Komandat Kushtrimit- Harun Aliut. Sali shkruan se emri i tij do të jetojë përherë në historinë e qëndresës sonë kombëtare.
“Në kujtim të një figure të pavdekshme të rezistencës shqiptare, Komandant Kushtrimit – Harun Aliut, një emër që do të jetojë përherë në historinë e qëndresës sonë kombëtare.
Ai nuk e zgjodhi rrugën e lehtë, por atë të drejtës dhe të lirisë. Harun Aliu nuk ishte vetëm një ushtar i UÇK-së, por simbol i vendosmërisë dhe sakrificës.
Le të jetë kujtimi për të një burim frymëzimi për brezat që vijnë. Kombi nuk harron bijtë që dhanë gjithçka për të – ashtu si Komandant Kushtrimi”, ka shkruar deputeti Sali.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Fillon mbledhja e ASH-së, nuk merr pjesë Arben Fetai

Story i radhës

Mucunski e vizitoi Spitalin “Karolinska” në Stokholm, ku ishin shtruar pacientët nga Maqedonia e Veriut të lënduar në zjarrin në Koçan

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë