bekim sali ne shba realizuam takim me gjeneralin gregory c knight dhe major patrick enriquez 67f2e5ae3cc74

Bekim Sali: Në SHBA realizuam takim me Gjeneralin Gregory C. Knight dhe Major Patrick Enriquez

April 6, 2025
1 minut lexim

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se gjatë qëndrimit zyrtar në SHBA është takuar me Gjeneralin Gregory C. Knight dhe Major Patrick Enriquez.
“Gjatë qëndrimit për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një delegacion të Kuvendit të RMV-së, në kuadër të programit Open Ëorld, me ftesë nga ambasada e SHBA-ve në Shkup, në shtetin Vermont patëm mundësinë të takohemi me Gjeneralin Gregory C. Knight dhe Major Patrick Enriquez.
Garda Kombëtare e Vermontit (VTNG) luan një rol të dyfishtë dhe kyç, duke mbrojtur shtetin dhe duke kontribuar në sigurinë kombëtare të SHBA-ve. E përbërë nga Garda Kombëtare e Ushtrisë dhe ajo Ajrore, ajo mbështet operacionet ushtarake federale dhe reagon ndaj emergjencave të ndryshme, si stuhitë, zjarret pyjore dhe situatat pandemike.
Në këtë kontekst, është e rëndësishme të përmendet edhe bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut nëpërmjet Programit për Partneritetin Shtetëror (SPP), i cili forcon lidhjet ndërkombëtare dhe kontribuon në promovimin e prioriteteve kombëtare të sigurisë.
Kjo vizitë zyrtare ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mbi praktikat më të mira në fushën e sigurisë dhe për të forcuar marrëdhëniet ndërinstitucionale midis SHBA-ve, institucioneve tona dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke hapur rrugën për bashkëpunime të mëtejshme në të ardhmen”, ka shkruar deputeti Sali.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

keto jane vendimet qe miratoi sot aleanca per shqiptaret 67f2e5ae3cca4
Story i mëparshëm

Këto janë vendimet që miratoi sot Aleanca për Shqiptarët

vota e diaspores fitore e shqiperia behet adriatik lapaj takim ne londer pas 11 majit vendi do te jete republike e ligjit 67f2eb4ca1e7d
Story i radhës

“Vota e diasporës, fitore e ‘Shqipëria Bëhet’”- Adriatik Lapaj takim në Londër: Pas 11 majit, vendi do të jetë republikë e ligjit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë