Bekim Sali merr pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s

November 26, 2024
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali mori pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s, ku u zgjodh Presidenti i ri i Asamblesë, Marcos Perestrello.

“Jam i nderuar që mora pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s, ku u zgjodh Presidenti i ri i Asamblesë, Marcos Perestrello.

Përveç rizgjedhjes së presidentit, Asambleja miratoi disa rezoluta me rekomandime politike për qeveritë e NATO-s, duke theksuar rëndësinë e sigurimit të së ardhmes së Aleancës dhe mbështetjes për Ukrainën në përballjen me agresionin rus, deri në arritjen e fitores. Sesioni u përshëndet gjithashtu nga Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i cili përcolli mesazhe të fuqishme solidariteti dhe uniteti në mbështetje të Ukrainës”, ka shkruar Sali në Facebook.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tempi rigoroz i ushtrimeve nuk jep rezultate më të mira, dhe lëndon

Story i radhës

Pas takimit me Siljanovskën, Filipçe: Do të mbështesim çdo vendim të Qeverisë që ka për qëllim rrugëtimin euroatlantik

Të fundit nga

ShkoLartë