Bekim Sali i drejtohet Krenar Llogës: Ti je ai që ia hape derën e burgut Mijallkovit, ky është “kulmi” i suksesit tënd

May 4, 2025
1 minut lexim

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali i është kundërpërgjigjur ish ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, pasi që ky i fundit, pyeti deputetin Sali se çfarë kanë bërë ato në pushtet këto dhjetë muaj.
Sali ka shkruar se kulmi i suksesit të Llogës ishte hapja e derës për Mijallkovin.
“Lloga, të falënderoj që e pranon publikisht se karriera jote politike nuk matet me reforma apo rezultate, por me kohën se kush është në pushtet. Je me BDI-në, dje ishe me LSDM-në, sot në përulësi para VMRO-së… dhe mbi të gjitha, në garë me këta (ish)shokët e tu për t’ia fituar zemrën Ali Ahmetit.
Sa për Mijallkovin, të gjithë e dimë:
Ti je ai që i hape derën e burgut. Ky është “kulmi” i suksesit tënd. Ty askush nuk do të të mbajë mend për reformë, por për këtë “shërbim” të madh që ia bëre Mijallkovit.
Përndryshe, nuk je ti që duhet të kërkosh çfarë kanë bërë të tjerët — ti duhet të shpjegosh çfarë bëre ti kur ato të cilët desh e vranë Ziadinin ia hape derën e burgut dhe tani janë në liri”, ka shkruar Sali.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Veprën e ka kryer në prani të bijës 5-vjeçare” – Prokuroria nis hetim për shkupjanin i cili vrau gruan e tij

Story i radhës

Situata me viruset është qetësuar, por janë shtuar kontrollet për alergji sezonale

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë