Bekim Sali i bashkëngjitet protestës së mjekëve, protestuesit: Është shpresa jonë e fundit për ta ndryshuar gjendjen!

April 7, 2022
1 minut lexim

Gjatë ditës së sotme kanë protestuar mjekët duke kërkuar që të rritet vlera e kapitacionit nga 60 denarë në 90 për pacient, sipas të cilit Fondi për Sigurim Shëndetësor ua paguan rrogën mjekëve të përgjithshëm amë.

Protestës së mjekëve ju bashkëngjit edhe ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

“Për herë të parë kemi ministër i cili është në anën e mjekësisë primare, stomatolog dhe kjo është për tu përshëndetur. Shpresa e fundit është se diçka mund të bëjmë me të. Së bashku të ngadhnjejmë, për reforma ekonomike, të rritet vlera e kapitacionit, ta ndryshojmë ligjin. Këta mjekë dhe motra, presim me shumë padurim të ndryshohet ai nen të cilin e kemi shumë të rëndësishëm. Shpresojmë se me këtë ministër do të ndryshojmë shëndetësisë elektronike, do ta ndryshojmë politikën ndëshkuese të kemi jetë dinjitoze”, tha njëra nga mjekët gjatë protestës, raporton SHENJA.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

9 vite bur për Boki-13, Remenski shpallet e pafajshme

Story i radhës

​Një muaj paraburgim për kanosje ndaj personit zyrtar

Të fundit nga

ShkoLartë