bekim qoku ne vlen nuk ka vend me lista te ndara por vetem te bashkuara 67f301f61693b

Bekim Qoku: Në VLEN nuk ka vend me lista të ndara, por vetëm të bashkuara

April 7, 2025
min lexim

Shkruan, deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku

Në VLEN nuk kanë vend dilemat se a do të dilet me lista të ndara apo të bashkuara, me kandidatë të ndarë a të bashkuar. Edhe në bisedimet e grupit parlamentar të VLENit këto dilema ishin të mbyllura. Dhe pikërisht mbyllja e këtyre dilemave i dha seriozitetin dhe njëkohësisht shpresë diskutimeve për të gjetur zgjidhjen më të pranueshme vetëm përsa u përket komunave.

Arsyeja e themelimi të koalicionit VLEN dhe parimi i ekzistencës së tij është të qëndrojë bashkë për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë në formën më të fuqishme të mundshme. Ne u bëmë bashkë për maksimalizuar votat opozitare të kohës. Fitorja e VLENit ishte e shumëfishtë, si fitore elektorale, por edhe politike dhe morale.

Përmes këtij bashkimi ne synojmë ta forcojmë bindjen në çdo votë që na jepet. Në çdo zonë ne tregojmë se jemi bashkë. Sepse nuk ka asgjë më të vyer për VLENin se të rrisë bashkimin e vet. Përndryshe, këshilltarët e ndarë dhe shtabet e ndara dobësojnë kapacitetet dhe i kthejnë partitë në përfaqësues bastionesh. Në takimet që i kemi pasur si Trup Koordinativ të VLENit kemi listuar plot argumente të qëndrueshme se pse metoda me shkue me lista të ndara është absolutisht kundër-produktive.

Në historinë e fundit, ne kemi arritur të shohim qartë se partitë që kanë pretenduar të dalin vetë, në fakt ujin e kanë çuar gjithmonë në mullirin e Ali Ahmetit. Me këtë mulli janë ushqyer vetëm familjarët e tij dhe një rreth tejet i ngushtë. Nga ana tjetër, kur janë bashkuar shqiptarët, kjo i ka detyruar armiqtë të nxjerrin kokë e të dalin në pah.

Ali Ahmeti sa herë që ka qenë pjesë e qeverisë, gjithmonë e ka korruptuar elementin shqiptar, sepse, duke e keqpërdorur atë, e ka kthyer nga përbërës politik dhe shtetformues në një mjet për përfitime klanore dhe familjare. Pra nga përfaqësues së një populli në përfaqësues mafioz.

Ne duam të përfaqësojmë progresivisht të gjithë elementin shqiptar në MV, dhe t’i përfaqësojmë bashkërisht dhe jo ndaras. VLEN u krijua në këtë frymë, pati suksesin e parë në këtë frymë dhe duhet të vijojë në këtë frymë.

Si elementi i Vetëvendosjes! në këtë koalicion, me të vetmin rol të ngjitjes dhe përbashkimit, pra pa asnjë interes në ekzekutiv dhe pa asnjë anim ndaj ndonjërës nga katër partnerët, dhe duke ruajtur dhe kultivuar vetëm frymën e unifikimit, nuk do të mbështesim asnjë subjekt që do të garojë jashtë këtij koalicioni.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

azizi krenar me levizjen besa e pakompromis ne qendrimin bdi fajtore per gjendjen e shqiptareve 67f301f50bf79
Story i mëparshëm

Azizi: Krenar me Lëvizjen BESA, e pakompromis në qëndrimin “BDI fajtore për gjendjen e shqiptarëve”

parashikimi i horoskopit 7 prill ja cfare kane rezervuar yjet per ju sot 67f36e39b6a1f
Story i radhës

Parashikimi i horoskopit 7 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë