Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati,
së bashku me përfaqësuesit e tQeverisë, Kuvendit dhe OJQ-ve rome, sot mori pjesë në
diskutimin tematik në Qeverinë e RMV-së të organizuar me rastin e Ditës Botërore të
Romëve.
Ai theksoi se për të rritur mundësinë e romëve për integrim në tregun e punës, në
Planin Operativ për këtë vit, për herë të parë do të synohet rritja e përfshirjes së romëve
në masat dhe shërbimet aktive të punësimit duke futur një kuotë prej 5% për përfshirjen
e romëve.
Murati si shembull pozitiv vuri në pah pjesëmarrjen e romëve në Planin Operativ të vitit
të kaluar.
Pjesëtarët e komunitetit rom treguan interes për pjesëmarrje në Planin Operativ për
vitin e kaluar, kështu që 37 qytetarë të bashkësisë etnike rome, përmes programit
Vetëpunësim – Sipërmarrësi morën mbështetje financiare prej 5 mijë euro dhe krijuan
biznesin e tyre. Pjesëtarët e komunitetit rom, po ashtu u përfaqësuan edhe në masat
aktive ku ata janë kategori e synuar dhe që çojnë në punësim të drejtpërdrejtë, siç janë
masat aktive Subvencionimi i rrogave dhe Punësimi dhe rritja e personave juridikë,
përmes të cilave u punësuan 123 anëtarë të këtij komuniteti. – theksoi Bekim Murati.
Në vitin 2021, 9706 pjesëtarë të komunitetit rom u përfshinë në shërbimet e Ndihmës
për kërkimin e punës, Trajnimet motivuese, Përgatitjes për punësim dhe punë,
Orientimit profesional dhe Këshillimit për karierrë, Ndërmjetësimit për punësim,
Këshillim dhe Motivim për shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale, si dhe
shërbimit Aktivizimi i romëve të papunë dhe personave tjerë në rrezik të përjashtimit
social.
Shërbimi, Aktivizimi i romëve të papunë dhe personave të tjerë në rrezik të përjashtimit
social, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për komunitetin rom, sepse përmes këtij
shërbimi, personat e papunë kanë qasje deri te ekipi i mentorëve, të cilët janë të
angazhuar në bashkësitë komunitare. Roli i këtyre mentorëve është që t'i motivojnë dhe informojnë rregullisht për mundësitë e punësimit ose të përmirësimit të kapaciteteve të tyre profesionale. – deklaroi Bekim Murati.
Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përfshirë në
mënyrë aktive në aktivitete të shumta që synojnë integrimin më të madh të romëve në
tregun e punës. APRMV-ja bashkëpunon me organizatat e shoqërisë civile që punojnë në fushën e punësimit të romëve, shkëmben të dhëna me ta dhe zbaton projekte dhe
ngjarje. Përfaqësuesit e APRMV-së morën pjesë aktive në projektin “Integrimi i Romëve
2020” dhe përgatitjen e “Strategjisë për Përfshirjen e Romëve 2022-2030”.