Bekë Berisha: Anulimi i seancës i qëllimshëm për t’i ikur përgjegjësisë të skandalit Zdravo dhe të vajit

July 28, 2023
min lexim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dështimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, si pasojë e mungesës së kuorumit, e konsideron si veprim të qëllimshëm nga Vetëvendosje për t’i ikur përgjegjësisë nga afera Zdravo dhe skandali korruptiv me rezerva shtetërore.

Deputeti Bekë Berisha tha se skandali me blerjen e vajit, tregon vetëm mendësinë e Qeverisë Kurti.

“Skandali i fundit me vaj, tregon mendësinë e mbrapshtë të kësaj Qeverie! Kur flasim për rezervën shtetërore, është spektër më i gjerë dhe përfshinë më shumë gjëra, mirëpo rezerva shtetërore, në një segment janë gjëra ushqimore bazike që grumbullohen nga shteti, në mënyrë që në rast të ndonjë krize ato të përdoren. Pastaj, kur atyre u afrohet skadimi i afatit, ato dalin në treg dhe zëvendësohen me artikuj tjerë me skadim të afatit më të gjatë”.

“Rasti i skandalit të fundit me vajin, tregon mendësinë e kësaj Qeverie. E dini sa shumë është akuzuar një Qeveri më e hershme, duke i thënë se janë harxhuar rezervat shtetërore, në fakt ato janë zëvendësuar me artikuj tjerë me afat më të gjatë”, tha Berisha.

“Çka na bënë të dimë se si funksionon kjo Qeveri? Në momentin kur janë duke folur me Listën Serbe, e zgjatin gishtin prej tjerëve, duke thënë se këta kanë folur ose janë takuar. Në momentin kur e zgjatin gishtin për rezervën shtetërore, i bie që këta janë duke vjedhur në rezervën shtetërore. Ky nuk është zëvendësim i produkteve, por është hajni e pastër. Kjo është mendësi e kësaj Qeverie, dhe sa herë i shohim duke e zgjatur gishtin për një çështje të caktuar, duhet hulumtuar se janë duke vjedhur për atë çështje”, përfundoi Berisha.

Ndërsa, kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Kosova falë kësaj qeverie dhe kësaj mazhorance, është më e dobët në rrafshin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm.

Tahiri ka thënë se Aleanca pret ndihmën e partive tjeta opozitare por edhe nga deputetë të shumicës për t’i siguruar numrat për jetësimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Tahiri shtoi se referenca e punës së kësaj qeverie mbetet ura 12 metërshe e Saradranit, sepse në aspektin zhvillimor qeveria ka dështuar.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kërkoi anulimin e procesit, grupi i Gazment Bardhit në gjykatë për zgjedhjet në PD

Story i radhës

Kallashi më i mirë se bullgari

Të fundit nga

ShkoLartë