Bekaj: Vetëm Zvicra është konkurrent i Kosovës

Portieri i Tiranës, Visar Bekaj pas sfidës ndaj Bylisit, ku ka komentuar grumbullimin në kombëtaren e Kosovës dhe formën që po kalon.

“Goli? Mendova që e prita, e preka topin, që shkoi në shtyllë dhe më pas në rrjetë. I tillë është futbolli, më vjen shumë keq.

Grumbullimi me kombëtaren e Kosovës?

 Dëshira ime është që të jap maksimumin me skuadrën kombëtare.

Vetëm Zvicra është skuadër më e fortë se ne, ndërsa të gjithë skuadrat e tjera janë të nivelit që mund ti përballojmë

. Synojmë vendin e dytë në grup dhe kualifikimin në fazën finale të Europianit”.

“Hasani është në formë shumë të mirë dhe mendoj që duhet të grumbullohet me skuadrën kombëtare.

Te Tirana ka qenë vendimtar këtë sezon, pasi ka ndihmuar shume skuadrën me golat dhe asistet e dhëna”.

“Të jesh portieri i Tiranës është problem që të shpallesh portieri i javës.

Kur luan te Tirana nuk ke shumë punë, por duhet që të jesh i përqendruar gjatë gjithë lojës.

Sepse është e vërtetë që nuk ke shumë punë, por duhet të jesh në nivelin e duhur kur kërkohet ndihma
jote”,
ka thënë Bekaj,

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Reagon Xhuli pasi doli e treta në finalen e Big Brother VIP Kosova

Story i radhës

Operacion “blic” në Korçë, 3 të arrestuar për drogë

Të fundit nga