Bejta paralajmëron këngën e re “Për ty”

1 minut lexim

Sensacioni i momentit, Bejta, ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Ai ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kënga e tij e radhës do të lansohet më 5 shtator.

Kjo këngë mban titullin “Për ty”, por që akoma nuk ka ndarë ndonjë pjesë të shkurtër për të zbuluar pak se si do të jetë.

Image

Bejta

Derisa nuk ka sjellë akoma ndonjë prurje të re, ai po vazhdon të shijojë suksesin e “Lule”.

Ky projekt fillimisht u bë viral në TikTok, e pastaj në të gjitha platformat e tjera sociale.

Deri më tani, ka mbledhur gjithashtu mbi dhjetë milionë klikime në YouTube.

Bejta ditë më parë njoftoi se është bërë pjesë e shtëpisë së muzikës, SBS Entertainment.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Humels, mes ofertës serioze nga Turqia dhe Italia

Story i radhës

Kurti: Mesatarja vjetore e investimeve të huaja direkte, 2.4 herë më shumë se e qeverive të kaluara

Të fundit nga