Bejko parashikon çdo të ndodh me PD nëse Berisha vihet në krye

April 13, 2022
min lexim

Roland Bejko, Sekretar për pushtetin vendor në PD ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në MCN Tv ku ka folur për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Bejko përsëriti dhe një herë se rikthimi i Berishës në krye të PD do të jetë fundi për këtë parti dhe nëse kjo gjë ndodh PD s’do e sigurojë asnjëherë pushtetin.

Roland Bejko: Prej kohësh kam artikuluar disa mendime të miat, dhe koha më ka dhënë të drejtë. Për mua gjithçka ka qenë një déjà vu, që në momentin që Berisha u shpall non grata, kam parashikuar nëse kthehet kam thënë se kthimi i Berishës në PD, do të jetë një katastrofë dhe do të jetë fundi i PD. Nëse rikthehet dejuro si kryetar i PD-së them se do të jetë një parti jo pushteti, por opozitare, s’do të sigurojë asnjëherë pushtetin. PD më Berishën do të marrë peng opozitën dhe s’do të prodhojë alternativë qeverisëse.

Bejko tha se Berisha nuk mund të rikthehet si kryetar pasi nuk ka më një kartë morale si dhe mbart ne vete barrën e non-gratas nga SHBA-ja.

Roland Bejko: Nuk ka rëndësi pozicioni im personal. Besimin e demokratëve të Gjirokastrës e kanë shpërdoruar dhe Berisha dhe Basha, sepse ata kanë dashur që unë të isha deputeti i parë. Por nuk është vetëm Gjirokastra, dhjetrave individëve i është ngrënë haku. Nuk ka perspektivë PD-ja me Berishën kryetar. Berisha nuk ka më një kartë morale, si psh lufta kundër korrupsionit dhe ka dhe barrën non-grata nga SHBA. Ata kanë thënë se nëse Berisha do vihet në krye, partia do të jetë e izoluar. Psh, nuk mund të bëjmë reformën zgjedhore pasi SHBA nuk dalin garant mes opozitës dhe qeverisë. Opozita do futet në vetëizolim dhe do humbë sërish, edhe nëse unë jap votën time. PD s’do jetë parti pushteti dhe do humbasë mbështetjen do bëhet si disa parti në Francë e Greqi.

Bejko tha se grupi i Berishës i trajton çështjet si t’u vijë për shtat.

Roland Bejko: Kur flas për izolim nisem nga deklaratat publike të SHBA. Duan s’duan Flamuri me shokë Kim është përfaqësuesja zyrtare. Në PD ndodh që kur i vlen diçka e bërtasin me të madhe, kur vjen puna që DASH thotë ndonjë gjë për marshallin, kryetarin e tyre këta nuk e njohin dhe e quajnë qëndrim të lobimeve të ndryshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këtë surprizë ia bëri Mikela Erionit pas largimit nga “Për’Puthen”

Story i radhës

Takimi MASH- SASHK: Nuk ka marëveshje, greva do të vazhdojë

Të fundit nga

ShkoLartë