I ftuar në podcastin e Arbana Osmanit ka qenë Behgjet Pacolli ku foli jo vetëm për bizneset dhe sipërmarrjet e tij në të gjithë botën, por zbuloi edhe disa detaje të pazbuluara më herët për raportet e tij personale.
Ai u shpreh se ka dy vajza nga lidhjet jashtëmartesore, me dy gra të ndryshme ku e para ka qenë aksidentale dhe e dyta e planifikuar.
“Baba për herë të parë jam bërë në moshën 24-vjeçare. Kam dy vajza që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore. Arbëresha që jeton në Austri, është vajza e madhe. Ka qenë në një kohë tranzitive, pas mbarimit të studimeve dhe kohës kur shkova në shërbimin ushtarak.
Vajza tjetër ka lindur kur kam qenë 30 vjeç. Vajzat janë me dy gra të ndryshme, e para aksidentale, e rastit, e dyta e planifikuar, por e dështuar lidhja.
Vajzat sot janë bankiere, kanë studiuar. Jam shumë i lumtur për to…”
Burimi: botasot.info