Behgjet Pacolli del me një reagim, thotë se aeroplani i tij u la në ajër për 37 minuta – fajëson Aviacionin Civil të Kosovës

June 14, 2024
1 minut lexim

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se aeroplani i tij me shtatë pasagjerë është lënë dje në ajër për 37 minuta.

Pacolli ka kërkuar llogari nga përgjegjësit që sipas tij kanë bërë këtë veprim duke keqpërdorur detyrat zyrtare.

“Dje pasdite, autoritetet e aviacionit civil të Kosovës na lanë në ajër (jo edhe mbi territorin e Kosovës), për 37 minuta. Askush nga ne nuk e di arsyen, por një gjë është e sigurt;

• Operatori amerikan ka leje të përhershme për aterrim në Prishtinë.

• Janë përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit.

• Aeroporti i Prishtinës na informoi se nuk ka pasur asnjë pengesë për aterrim.

Në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë të cilët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim. Shpresoj shumë që këto ditë do të njoftohemi për arsyen e këtij veprimi të shëmtuar qe si duket vjenë nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare, megjithatë organet e drejtësisë janë në veprim” shkruan Pacolli në reagim.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hamiti: Në shtator zbulohet gjithçka rreth edicionit të tretë të BBVK-së

Story i radhës

Kërkojnë heqje të “arrestit shtëpiak”, regjistrohet në Gjykatën e Lartë kërkesa e Berishës dhe Malltezit

Të fundit nga

ShkoLartë