Një video e re e Sean Diddy Combs, i cili u arrestua së fundmi, është përhapur në rrjetet sociale dhe ka tronditur shumë njerëz. Videoja është filmuar gjatë një prej festave të tij të famshme dhe tregon Diddy-n duke tallur DJ-n britanik James Ford, i cili kishte humbur ndjenjat.
“Për të gjithë ata në Londër që nuk e dinë se çfarë ndodh kur një i bardhë shkon në një festë të P. Diddy-t… Kjo është ajo që i ndodh një të bardhi”, thotë Diddy në video, dhe më pas e drejton kamerën drejt Jamesit që po qëndronte pa ndjenja në një krevat.
“Dhe ky është James… DJ-të nuk duhet të humbasin ndjenjat. Por kur vijnë në një nga festat e mia, kjo është ajo që iu ndodh”,shtoi Diddy gjatë një feste në Londër në fillim të viteve 2000.
Një burim i afërt me Diddy-n dha një deklaratë për TMZ duke e mbrojtur reperin. “Deklaratat e tij nuk ishin përçmuese. Njerëzit vazhdojnë të postojnë video të vjetra për t’i përshtatur një narrative negative të caktuar dhe gjithçka është nxjerrë jashtë kontekstit”, tha burimi.
Kjo nuk është videoja e vetme që ka shkaktuar reagime pas arrestimit të reperit. Para disa ditësh u shpërnda një video nga një intervistë e vjetër e tij dhe Justin Bieber gjatë emisionit Jimmy Kimmel Live. Në atë kohë, Bieber ishte vetëm 16 vjeç dhe fliste për ndihmën që Diddy i kishte dhënë në karrierë, ndërsa Diddy thoshte se e shihte si “vëllain e vogël”.
Në një moment, prezantuesi e pyeti Justin-in: “E di, Diddy i bleu të birit një Lamborghini? Ndoshta mund të ta blejë edhe ty kur jeni kaq të afërt…”.
“Ma ka siguruar një Lamborghini. Megjithatë, nuk e kam marrë ende”, u përgjigj Bieber. “Kur do ta marrësh Lamborghinin? Herën e fundit folëm për këtë”, iu drejtua prezantuesi Diddy-t, duke marrë një përgjigje që ka shqetësuar shumë njerëz sot.
Burimi: botasot.info