behet nene per here te katert nepermjet surrogacise jeta e michelle williams mes aktrimit dhe memesise dua ti kem te dyja 67f0064c6e5b8

Bëhet nënë për herë të katërt nëpërmjet surrogacisë, jeta e Michelle Williams mes aktrimit dhe mëmësisë: Dua t’i kem të dyja

April 4, 2025
1 minut lexim

Michelle Williams  ka sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt, me bashkëshortin e saj regjisor, Thomas Kell . Sipas informacioneve ekskluzive nga PEOPLE, çifti lindi fëmijën e tyre nëpërmjet një surrogate, gjashtë javë më parë. Siç ka thënë burimi i revistës, familja tashmë është parë në lagjen e tyre në Nju Jork.

“Ata nuk mund të ishin më të lumtur se kaq,” vuri në dukje i njëjti burim.

Williams është tashmë nënë e 18-vjeçares Matilda, të cilën e kishte me aktorin e ndjerë Heath Ledger . Ajo ka një djalë 4-vjeçar me Thomas Cale dhe një fëmijë tjetër të lindur në 2022.

Në janar të vitit 2023, aktorja 44-vjeçare foli për Entertainment Weekly se si balancon rolin e nënës me karrierën e saj profesionale, veçanërisht pas lindjes së fëmijës së saj të tretë dhe sfidës së pjesëmarrjes në një nga filmat më të rëndësishëm të karrierës së saj, “The Fablemans”, nga Steven Spielberg.

“Zemra ime padyshim që u përket fëmijëve të mi,”– tha ajo teksa shtoi: “Por unë me të vërtetë dua të jem në gjendje t’i kem të dyja. Dhe mendoj se kjo kërkon një impenjim të thellë, edukim dhe mbështetjen e grave të tjera, për të qenë në gjendje ta menaxhoj atë”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

te pakten e dime varrin flasin familjaret e martireve te rivarrosur ne kline 67f0051593310
Story i mëparshëm

​Të paktën e dimë varrin, flasin familjarët e martirëve të rivarrosur në Klinë

debati per emerimin e rrugeve ne tetovekasami me rendesi qytetaret te kene adrese 67f00a80e870f
Story i radhës

Debati për emërimin e rrugëve në Tetovë,Kasami: Me rëndësi qytetarët të kenë adresë 

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë