Mbrojtësi Erik Garsia, hyri në histori negative me Barcelonën, duke u bërë lojtari i parë blaugranas që shkakton autogol dhe ndëshkohet me karton të kuq në të njëjtën ndeshje, në çdo kompeticion, që nga sezoni 2004/05.
Një mbrëmje për t’u harruar për mbrojtësin katalanas, që ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit.
Ky kombinim i rrallë ngjarjesh thekson presionin dhe vështirësitë që po kalon ekipi në momente vendimtare.
Në minutën e 6-të, një top i kthyer te portieri rezultoi fatal, duke i dhuruar avantazhin vendasve.
Ndërkohë që në minutën e 85-të, VAR-i e ndëshkoi Garsian me të kuq, për ndërhyrje të gabuar ndaj sulmuesit të Atletikos, i cili ishte i fundit.
Burimi: botasot.info


