behet fjale per granate dore f1 mpb me detaje nga incidenti ne klubin e partise se samka ibraimoskit 671656b776fbd

“Bëhet fjalë për granatë dore F1”, MPB me detaje nga incidenti në klubin e partisë së Samka Ibraimoskit

October 21, 2024
1 minut lexim


Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se policia ka kryer kontrolle në lokalin që përdorej edhe si shtab nga Partia për Emancipim të Plotë të Romëve, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se në lokal është hedhur një granatë dore F1, që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

“Sot (21.10.2024) rreth orës 08:00 në SPB Tetovë, personi B.U. nga Tetova ka raportuar se në objektin e tij hotelierik në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë është hedhur një objekt i ngjashëm me eksploziv, i cili nuk ka shpërthyer dhe gjendet para hyrjes së objektit. Askush nuk është lënduar, ndërsa vetëm xhami i dritares është thyer. Menjëherë pas denoncimit janë marrë masat dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një objekt hotelierik që përdoret herë pas here si klub nga një partitë politike. Është kryer kontrolli dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë dore F1 e cila është aktivizuar por nuk ka shpërthyer. Bomba është marrë nga Njësia e Antiterrorizmit. SPB Tetovë ndërmerr masat përkatëse për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vmro lsdm ja partizoi ask ne ne e departizuam 6716546515de1
Story i mëparshëm

VMRO: LSDM-ja partizoi ASK-në, ne e departizuam!

del video e arrestimit te ilir metes ish presidenti ben rezistence dhe nuk pranon te dale nga vetura 6716585b2fcd6
Story i radhës

Del video e arrestimit të Ilir Metës, ish-presidenti bën rezistencë dhe nuk pranon të dalë nga vetura

Të fundit nga

ShkoLartë