beheshin gati te kryenin nje vrasje ne sarande policia arreston pese te dyshuar 6a71ee5840779

​Bëheshin gati të kryenin një vrasje në Sarandë, policia arreston pesë të dyshuar

August 4, 2026
1 minut lexim

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në Sarandë, ku dyshohet se pesë persona kishin shkuar me qëllim kryerjen e një vrasjeje.

Sipas policisë, operacioni i koduar “Silenciatori” u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, transmeton KosovaPress.

Në fshatin Gjashtë u arrestuan në flagrancë S. M., 32 vjeç, nga Tirana, dhe A. K., 26 vjeç, nga Kavaja, të cilët, sipas policisë, u kapën teksa po nxirrnin nga automjeti dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator. Ata dyshohet se po prisnin në një zonë pa ndriçim pranë një lokali.

Po ashtu, u arrestuan edhe V. H., 20 vjeç, nga Kavaja, V. P., 31 vjeç, nga Tirana, dhe F. B., 21 vjeç, nga Kavaja, të cilët akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një silenciator dhe dy automjete.

Policia bën të ditur se, bazuar në veprimet hetimore të deritanishme, ekziston dyshimi se grupi kishte shkuar në Sarandë me synimin për të kryer një vrasje.

Forcat e rendit bënë me dije se nën drejtimin e Prokurorisë, hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, identifikimin e personit që dyshohet të ketë qenë objektiv i sulmit dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

germimet per varreza masive pas kalludres dhe jabukes hetimet ne nje lokacion te trete 6a71eddf9a7de
Lajmi i mëparshëm

Gërmimet për varreza masive: Pas Kalludrës dhe Jabukës, hetimet në një lokacion të tretë

a do ta marre ukraina licencen per raketat amerikane patriot 6a71eeb42ac24
Lajmi i radhës

A do ta marrë Ukraina licencën për raketat amerikane Patriot?

Të fundit nga

ShkoLartë