behen homazhe per deshmoret dhe martiret e rene ne terstenik dhe negroc 67faad3b1b492

Bëhen homazhe për dëshmorët dhe martirët e rënë në Tërstenik dhe Negroc

April 12, 2025
1 minut lexim

Në përvjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Tërstenik dhe Negroc, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me familjarë të dëshmorëve, veteranë të UÇK-së, deputetë, qytetarë dhe bashkëpunëtorë, morën pjesë në homazhe për nder të jetës dhe veprës së heronjve të kombit.

Në një njoftim të komunës thuhet se homazhet u zhvilluan në dy vende simbolike: në Tërstenik, te “Lisat binak”, dhe në Kompleksin memorial “Pëllumbat e lirisë” në Negroc, për të nderuar dëshmorët dhe martirët e Arllatit, Gjergjicës, Llapushnikut, Negrocit dhe Vuçakut.

Lladrovci shprehu respektin e tij të thellë gjatë këtij momenti të rëndësishëm, duke theksuar:

“Është ditë e mbushur me emocion për atdhedashurinë dhe sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Nderimi më i madh që mund t’u bëjmë është fuqizimi i shtetit dhe angazhimi për mirëqenien e qytetarëve tanë. Lavdi e përjetshme për ata që luftuan për një Kosovë të lirë!”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

cili eshte efekti i tarifave trump ndaj gjiganteve kineze te cipave 67faacc671ba7
Story i mëparshëm

​Cili është efekti i tarifave Trump ndaj gjigantëve kinezë të çipave?

ska me festa per ditelindje si ndryshoi jeta e xhensiles pas divorcit me besin 67faae668c6d1
Story i radhës

S’ka më festa për ditëlindje/ Si ndryshoi jeta e Xhensilës pas divorcit me Besin

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë