behen 41 vjet nga demonstrata studentore e 11 marsit 622b05fb8c650

Bëhen 41 vjet nga demonstrata studentore e 11 marsit

March 11, 2022
1 minut lexim

Sot bëhen 41 vjet nga organizimi i demonstratës studentore në Prishtinë.  

Më datën 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981.

Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.

Por përsëri, organet shtetërore në atë kohë të Serbisë ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve, dhe ish-armata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës, duke u vendos në tërë territorin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi.

Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit, shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shtrenjtohet cmimi i vajit te lulediellit edhe ne shqiperi 622b05f8bd018
Story i mëparshëm

Shtrenjtohet çmimi i vajit të lulediellit edhe në Shqipëri

ekipi i madh anglez interesohet per lewandowskin e deshiron ne vere 622b0795ea1cc
Story i radhës

Ekipi i madh anglez interesohet për Lewandowskin, e dëshiron në verë

Të fundit nga

Google heq opsionin e famshëm pas 27 vitesh?

Prej 27 vitesh, Google u ka ofruar përdoruesve mundësinë që në faqen kryesore të tij të përdorin butonin “I’m Feeling Lucky” (“Ndjehem me fat”). Megjithatë, duket se kompania së shpejti mund ta
ShkoLartë