Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.
Presidenca në faqen e saj zyrtare ka zbardhur axhendën e Begajt në Prishtinë.
Vizita e presidentit do të nis në datën 15 gusht në orën 10:00, ku do të pritet me ceremoni zyrtare nga homologia e tij Vjosa Osmani.
Dy presidentët do të zhvillojnë takim “kokë më kokë” dhe më pas në orën 11:50 do të dalin në konferencë të përbashkët për media.
Ndërsa në orën 12:15, Begaj do të zhvillojë një takim edhe me kreun e Kuvendit Glauk Konjufca.
Në orën 13:00 presidenti i Shqipërisë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Ndërsa në datën 16 gusht, Begaj do të zhvillojë takim me disa nga krerët e partgive politike në Kosovë.