Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, kreu i shtetit ka zbardhur takimin. Teksa ka ndarë disa foto, Begaj shkruan se diskutuan në lidhje me çështjet e energjisë dhe rajonit.
“Kënaqësi të takohesha me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”.
Bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit.
Shpreha besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve.”, ka shkruar Begaj.