begaj nga struga gjuha shqipe eshte zemra e identitetit tone kombetar 6b089ce0dd04d

Begaj nga Struga: Gjuha shqipe është zemra e identitetit tonë kombëtar

November 26, 2026
1 minut lexim
thelbiii

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi të enjten Strugën, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër.

Gjatë takimit me kryetarin e Komunës, Mendi Qyra, përfaqësues politikë dhe qytetarë, Begaj diskutoi për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ai vizitoi Urën e Drurit “Naser Hani”, fshatin Livadhi dhe muzeun e tij, ndërsa ndalesë të veçantë pati edhe në shkollën fillore “Aki Dika”.

Begaj vlerësoi angazhimin e mësuesve dhe komunitetit për arsimin në gjuhën shqipe, duke theksuar se ruajtja e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore është thelbësore për identitetin kombëtar.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ahmeti takon mergimtaret ne zvicer bashkebiseduam per mundesite e investimit ne vendlindje 6b089c6a150e8
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti takon mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

plani per te ulur duhanpirjen do te shtrenjtohen cigaret ne maqedonine e veriut 6b089d5196f7a
Lajmi i radhës

Plani për të ulur duhanpirjen, do të shtrenjtohen cigaret në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë