Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka qëndruar në Itali, ku ka takuar shqiptarët atje.
Ai ka publikuar edhe disa fotografi, ku siç tha, është me shqiptarët dhe autoritetet italiane të Emiglia Romagnas.
Ai u shpreh krenarë për punën e investimin e shqiptarëve për të ruajtur gjuhën e traditat.
“Me shqiptarët dhe autoritetet italiane të Emiglia Romagna-s. Krenarë për punën, arritjet dhe sukseset e shqiptarëve, investimin e tyre per të ruajtur e trashëguar gjuhën e traditat tona”, ka shkruar Begaj.
Burimi: botasot.info