Begaj në procesin e Brdo Brijunit/ Niset drejt Shkupit, takim me krerët e shteteve

1 minut lexim

Presidenti Bajram Begaj është nisur këtë të diel drejt Shkupit, në Maqedoninë e Veriut, ku do të organizohet Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit.

Ky takim organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia.

Aty liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të Ballkanit në BE.

Përgjatë dy ditëve Presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime të karakterit dypalësh, si edhe do të takohet me liderët e partive politike shqiptare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ivanovska: Vetëm 10% e institucioneve kanë marrë masa për zvogëlimin e rreziqeve nga korrupsioni

Story i radhës

Mustafa: Duhet kthyer shpejt tek njohja reciproke, të hiqet dorë nga marria e fortifikimit të kryetarëve në “kulla” komunale

Të fundit nga