Begaj mesazh ngushëllimi familjes së policit të vrarë Novruz Cenalia

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i shprehu sot ngushëllimet familjarëve të policit të vrarë, Novruz Cenalia, efektiv i ekipit “Shqiponjat” të Fierit.

Kreu i Shtetit dërgoi një kurorë në homazhet e lamtumirës, që u zhvilluan sot në qytetin e Fierit.

Jam thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, punonjësit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia. Asgjë nuk e lehtëson dhembjen që po përjetoni, por më lejoni që në këto çaste të vështira të shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit”, shkruan Begaj në mesazhin e ngushëllimit.

Gjithashtu, Begaj e dënon aktin kriminal, duke shprehur bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara përgjegjësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike, i cili i mori jetën të riut me uniformë

Story i mëparshëm

“Nuk keni parë asgjë”, Haziri: Do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit!

Story i radhës

Ukraina “zmbraps” trupat ruse nga Kharkiv

Të fundit nga