Begaj: Italia është partner strategjik! Presidenti italian Mattarela: Shqipëria e ka vendin në BE

min lexim

Pas pritjes me ceremoni shtetërore të presidentit të Italisë, Sergio Mattarella nga presidenti Bajram Begaj, të dy kanë mbajtur një konferencë të përbashkët. Presidenti Begaj tha se marrëdhëniet me Italinë janë ato të një partneriteti strategjik, ku nuk ka munguar kurrë mbështesja e saj për Shqipërinë thuajse në çdo fushë. Begaj tha se bashkëpunimi mes dy vendeve është në rrafshin politik, ekonomik dhe institucional.

Teksa ka vlerësuar rritjen e pranisë së biznesit italian në Shqipëri, Begaj tha se Italia e Shqipëria janë mike dhe aleate në NATO dhe kontribuuese të paqes në botë.

“Italia është një mike e vyer dhe mbështetëse e pakursyer e rrugës tonë europiane. Bashkëpunimi me Italinë është në nivel te partneritetit strategjik. Mirëpresim prezencë të shtuar të biznesit italian, vlerësojmë kontributin e sipërmarrjeve italiane. Në fushën ekonomike po bashkëpunojmë në fushën e energjisë, TAP – projekt me rëndësi të veçantë për vendet tona dhe ato të rajonit. Vlerësim i veçantë për mbështetjen dhe njohjen e ndërsjellë të kontributeve shoqërore me rëndësi jetike për emigrantët shqiptarë në Itali. Falënderim për mbështetjen e Italisë gjatë kryesimit të OSBE dhe mandatit në Këshillin e Sigurimit. Ndamë të njëjtin vizion në promovimin e stabilitetit, paqes dhe sigurisë në rajon. Mbështetje dialogut Serbi-Kosovë, e vetmja mënyrë për të garantuar paqe të qëndrueshme në Ballkan.: Shqipëria e Italia, të bashkuara si mike dhe aleate në NATO. I angazhuar për të nxitur bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes mes dy vendeve tona. Nxisim bashkëpunimin në fushën e arsimit, vëmendje të veçantë mbështetjes për departamentet e gjuhës shqipe në universitetet italiane. Vlerësim për nismën e Italisë për të paraqitur në UNESCO, si trashëgimi të pasurisë botërore , gjuhën, kulturën dhe traditën arbëreshe”, tha Begaj.

Presidenti italian vlerësoi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, ndërsa tha se BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Mattarella tha se sipërmarrësit italian duan të shtojnë prezencën e tyre në Shqipëri.

“Shqipëria dhe Italia janë partner kryesor në shkëmbimet tregtare, në sektor të rëndësishme strategjik dhe nevojitet që të forcohet më tej kjo prani dhe sipërmarrjet tona janë të interesuar të shtojnë prezencën e tyre në Shqipëri. Partneriteti ynë strategjik është i fortë edhe në aspektin ekonomik. Janë sektorë të ndryshme të agrokulturës dhe infrastrukturës. Ne jemi të gatshme për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin me qeverinë shqiptare. Shqipëria është një partnere mjaft e rëndësishme në rajonin e Ballkanit. Janë të rëndësishme edhe bashkëpunimet kulturore. Kujtojmë komunitetin arbëresh në Itali, duke materializuar që përmes traditave dhe zakoneve specifike, kështu që raporti në të gjitha fushat, të kontribuojmë për ta kultivuar këtë miqësi edhe në brezat e rinj. Ky bashkëpunim kulturor është shumë i rëndësishëm. Italia është gatshme që të kontribuojë edhe në sajtet që mbrohen nga UNESCO në Shqipëri. Shqipëria është kryesore në Evropë, jo vetëm për marrëdhënien me Italinë por edhe më Europën. Ne do të jemi gjithmonë mbështetës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.’– u shpreh presidenti italian”, tha Mattarella.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nëna i feston ditëlindjen, Mozzik i dedikon fjalët më unike

Story i radhës

Apple zbulon datën e debutimit të iOS 16

Të fundit nga