Begaj: 10 vitet e fundit, Tirana ka gjetur balancën mes zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë

January 30, 2024
1 minut lexim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka qene pjesëmarrës në Samitin B-40, që po mbahet këtë të martë në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë ndër të tjera se Tirana mishëron zhvillimin e vrullshëm që vjen si pasojë e urbanizimit dhe lëvizjeve të mëdha demografike në vendin tonë.

Sipas kreut të shtetit, Tirana, gjatë 10 viteve të fundit, ka treguar se di të gjejë balancën midis zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë midis përtëritjes kulturore dhe inovacionit teknologjik, midis traditës dhe të resë.

Një pjesë nga fjala e Presidentit Begaj:

Jam i lumtur që jeni sot në Tiranë. Ky qytet mishëron zhvillimin e vrullshëm që vjen si pasojë e urbanizimit dhe lëvizjeve të mëdha demografike në vendin tonë. Këtu aktualisht jeton afro 1/3-a e popullsisë (33%) dhe realizohet gati gjysma e prodhimit të vendit (44%). Nga viti 2019 Tirana ka përjetuar dy tërmete, një pandemi, lëvizje tektonike demografike dhe një bum ekonomik.

Tirana është dilema midis zhvillimit ekonomik të menjëhershëm dhe kujdesit afatgjatë për mjedisin. Midis nevojave imediate të brezit të sotëm dhe nevojave të brezave që do të pasojnë nesër, gjetja e një balance nuk është e lehtë.

Megjithatë, Tirana, gjatë 10 viteve të fundit, ka treguar se di të gjejë balancën midis zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë midis përtëritjes kulturore dhe inovacionit teknologjik, midis traditës dhe të resë. 

Natyrisht, ka ende shumë për të bërë, sepse pritshmëritë e qytetarëve tanë ecin paralelisht me zhvillimin e qytetit. Bashkë me to, duhet zhvilluar edhe vizioni i administrimit të qytetit. Ndonjëherë kjo nuk është çështje sasie, por cilësie, ndaj shërbimet duhet të jenë cilësore dhe vizioni i qartë, sepse çdo vendimmarrje prek jo vetëm të tashmen, por orienton edhe të ardhmen.

Qytetet  tona  në shekullin e  njëzet e një duhet të jenë më shumë se sa qendra ekonomike dhe industriale. Ato duhet të jenë, pikë së pari, hapësira ku mirëqenia e individit është prioritet, ku harmonia me mjedisin nuk është opsion, por nevojë.

Le të mësojmë nga njëri-tjetri, të shkëmbejmë përvoja dhe të ndërtojmë projekte bashkëpunimi që sjellin rezultate konkrete në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haxhiu në takim me Abbottin: Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar do të thellohen edhe më tej

Story i radhës

​Portugalia bie në indeksin botëror të perceptimit të korrupsionit

Të fundit nga

ShkoLartë